Copyright Bono Croissant 2025. All rights reserved.
Rreth Nesh
Pjesë e Agroblend Group.
BONO Croissant është pjesë e AgroBlend Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme në sektorin agro-ushqimor në Shqipëri dhe rajon. AgroBlend, e themeluar në fillim të viteve ’90 në Vorë,ka ndërtuar një reputacion të fortë si lider në tregun shqiptar.
Në këtë kontekst të zhvillimit dhe inovacionit, BONO Croissant përfaqëson një standard të ri në industrinë ushqimore në Ballkan – një linjë moderne dhe inovative për prodhimin e croissantëve, e ndërtuar mbi bazën e teknologjisë më të avancuar të vitit 2024.
Ne jemi krenarë që kemi krijuar një fabrikë ku teknologjia, cilësia dhe kreativiteti bashkohen për të sjellë një përvojë unike shijeje.
Duke qenë pjesë e AgroBlend Group, BONO Croissant përfiton nga përvoja dhe infrastruktura e një grupi të konsoliduar në sektorin agro-ushqimor, duke garantuar produkte të cilësisë së lartë dhe një angazhim të vazhdueshëm ndaj inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
BONO Croissant përfaqëson një standard të ri në industrinë ushqimore në Ballkan – një linjë moderne dhe inovative për prodhimin e croissantëve, e ndërtuar mbi bazën e teknologjisë më të avancuar të vitit 2024. Ne jemi krenarë që kemi krijuar një fabrikë ku teknologjia, cilësia dhe kreativiteti bashkohen për të sjellë një përvojë unike shijeje.
Teknologji e Gjeneratës së Re
Me një investim të rëndësishëm në pajisje të nivelit më të lartë dhe në procese automatike të prodhimit, BONO operon me efikasitet maksimal, duke garantuar cilësi të qëndrueshme në çdo produkt që del nga linja jonë. Procesi ynë i prodhimit është i certifikuar dhe ndjek standardet më të larta ndërkombëtare për sigurinë ushqimore dhe kontrollin e cilësisë.
Shije që frymëzon
BONO Croissant ofron një koleksion të pasur shijesh – nga recetat klasike me çokollatë e krem vaniljeje, deri tek kombinimet më moderne me fruta të pyllit, krem fëstëku apo mbushje me surpriza të sezonit. Çdo croissant është i përgatitur me përbërës të zgjedhur me kujdes dhe me receta të zhvilluara nga ekspertë të fushës së ëmbëlsirave dhe brumërave. Shija jonë nuk është thjesht një ndjesi – është një përvojë që zgjat.
6 Shijet Bono
Për herë të parë sjellim në tregun Shqiptar brioshin me mbushje Pistachio, dhe jo vetem.
Kajsi
Vanilje
Çokollatë
Pistachio
Qershi
Lajthi
Vizioni ynë
Të bëhemi lider në Ballkan dhe më gjerë në prodhimin e croissant-it. Ne shohim përtej kufijve – drejt një të ardhmeje ku produktet tona janë të pranishme në çdo treg evropian dhe global, si një simbol i mjeshtërisë shqiptare dhe teknologjisë së avancuar.
BONO synon të jetë sinonim i besimit, ku çdo paketim sjell një premtim: shije e jashtëzakonshme, çdo herë.
Misioni ynë
Misioni i BONO është të sjellë risi në tregun shqiptar dhe të bëhet një emër i besuar në tregun global.
Ne synojmë jo vetëm të plotësojmë pritshmëritë e konsumatorëve, por t’i tejkalojmë ato përmes produkteve cilësore, inovacionit të vazhdueshëm dhe angazhimit të sinqertë ndaj vlerave të markës.
Keni pyetje?
Nëpërmjet formulator tonë online mund të na kontaktoni në lidhje me çdo pyetje që keni, dhe do ju kthejmë përgjigje sa më shpejtë.